Lidhje

Astronautët amerikanë kryen me sukses disa riparime mjaft delikate në teleskopin Hubble. (6 mars) - 2002-03-05


Astronautët amerikanë kryen sot me sukses disa riparime mjaft delikate në teleskopin hapësinor Hubble. Ky ishte një lajm mjaft i gëzueshëm për agjencinë e hapësirës, Nasa, e cila e kishte krahasuar këtë operacion delikat riparimi me një transplantim të zemrës.

Pjestarët e ekuipazhit, John Grunsfeld dhe Rick Linnehan, bënë një ecje në hapësirë jashtë anijes Columbia për zëvendësimin e një pajisjeje për shpërndarjen e energjisë elektrike, e cila kishte probleme që mund ta dëmtonin sistemin elektrik të teleskopit.

Dalja në hapësirë u vonua dy orë sepse një rrjedhje uji nga qarku ftohës i veshjes kozmike të astronautit John Grunsfeld e detyroi atë të vishte një kostum tjetër mbrojtës.

Sapo dolën në hapësirë, të dy astronautët filluan të punojnë me shpejtësi për zëvendësimin e pajisjes. Sistemi elektrik i observatorit dhe kaloriferët u mbajtën të fikur gjatë operacionit, duke bërë që instrumentet delikate t’u ekspozoheshin temperaturave tepër të ulëta të hapësirës.

XS
SM
MD
LG