Lidhje

Kalendari Historik 6 mars - 2002-03-06


Më 6 mars të vitit 1905, ylli i muzikës country dhe western, Bob Wills lindi në Limestone të shtetit Texas. Wills shikohej si pioneri i stilit të njohur si ritmi perëndimor. Ai dhe banda e tij e njohur si Bob Wills and His Texas Playboys gërshetuan ritmin perëndimor me muzikën country. Ky grup përbëhej nga 13 muzikantë nga mesi viteve 30-të dhe arriti të kishte deri në 18 anëtarë në vitet 40-të. Në grupin Texas Playboys, Bob Wills i binte violinës dhe interpretonte disa pjesë të këngëve. Ky grup luante ballada të muzikës country si dhe muzikë blues dhe jazz. Pas luftës së dytë botërore, grupe të mëdhenj si Texas Playboys humbën popullaritetin. Bob Wills interpretoi me grupe më të vegjël dhe solo. Në vitet 60-të gjendja e tij shëndetsore filloi të bjerë. Më 1968, Bob Wills u nderua, duke u përfshirë në listën e artistëve më të famshëm të muzikës country. Ai vdiq më 1975 në moshën 70 vjeçare. Grupi Texas Playboys ka ndryshuar përmbajtjen e tij disa herë që prej vdekjes së Bob Wills, madje ky i fundit shikohet si frymëzim për shumë muzikantë dhe komplekse të muzikës country.

Më 6 mars të vitit 1857, gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara shpalli një vendim, në bazë të të cilit zezakët nuk ishin qytetarë me të drejta të plota të këtij vendi dhe si rjedhojë ata nuk mund të gëzonin të drejtat dhe privilegjet e qytetarëve. Në të ashtuquajturin vendimi Dred Scott, gjykata më e lartë e vendit arriti në përfundimin se Scott, një skllav zezak nuk mund të ngrinte padi për të fituar lirinë e tij edhe pse pronari i tij e kishte marrë atë nga një shtet, ku skllavëria ishte e ligjshme, për të jetuar në një shtet, ku kjo praktikë ishte e ndaluar. Gjykata e Lartë shpalli se si skllav, Dred Scott ishte një pronë dhe jo qytetar dhe si i tillë nuk gëzonte të drejtën të ngrinte padi në asnjë lloj rrethane. Vendimi i gjykatës së lartë shkaktoi përçarje në këtë institucion dhe la të kuptohej se kongresi nuk kishte kompetenca të ndalonte skllavërinë në shtete të veçanta. Vendimi i gjykatës së lartë ringjalli debatin e zjarrtë kombëtar lidhur me skllavërinë, një nga faktorët e shpërthimi të luftës civile në Amerikë në vitin 1861.

XS
SM
MD
LG