Lidhje

Afganistan: ofensiva vazhdon (10 mars) - 2002-03-09


Forca të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin misione kërkimi e sulmi kundër luftarëve talebanë dhe të al-Kaidës të ngujuar në shpella dhe bunkerë në malet e Afganistanit lindor.

Avionë amerikanë rifilluan dje sulmet kundër strofkullave të armikut, pas një ndërprerjeje të shkurtër për shkak të dëborës dhe erërave të fuqishme në rajonin pranë qytetit Gardez. Ofensiva e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e njohur si Operacioni Anakonda, është në javën e saj të dytë.

Zjarri nga luftëtarët e vënë në shënjestër është pakësuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, duke e bërë edhe më të vështirë të përcaktohen pozicionet e tyre.

Njoftimet rreth numrit të luftëtarëve talebanë dhe të al-Kaidës të ngujuar në atë zonë ndryshojnë ndjeshëm, nga disa qindra deri në një mijë.

Ka njoftime se edhe Pakistani po shton kontrollin përgjatë kufirit të tij me Afganistanin për të mos lejuar që luftëtarët talebanë dhe të al-Kaidës të kalojnë në territorin e tij.

Ndrëkaq, trupat e dy ushtarëve gjermanë dhe tre danezë që u vranë nga shpërthimi i një bombe që ata po përpiqeshin të çaktivizonin në Kabul, janë dërguar në vendet e tyre.

XS
SM
MD
LG