Lidhje

Tuneli në Mont Blanc, ndoshta edhe për kamionët (10 mars) - 2002-03-10


Ministri francez i transportit, Jean-Claud Gayssot, thotë se tuneli në Mont Blant që lidh Francën dhe Italinë, mund të rihapet për kamionët javën e ardhshme, por për një numër më të kufizuar dhe sipas disa kushteve të caktuara.

Zoti Gayssot tha për shtypin francez se ai dëshëron që numri i kamionëve të pakësohet nga 2 mijë e 600 në ditë në 1 mijë e 600. Ai citohet gjithashtu të ketë thënë se materialet e rrezikshme të transportuara nga kamionët nuk do tëlejohen të kalojnë përmes tunelit.

Tuneli prej 12 kilometrash, i rindërtuar plotësisht pas vdekjes së 39 personave gjatë shpërthimit të një zjarri në mars të vitit 1999, u rihap dje për automjetet e vogla. Hapja zyrtare e tunelit u shoqërua nga protestat e rreth 1 mijë e 500 veprimtarëve nga zona e Chamonix-së pranë Mont Blanc, të cilët janë kundër planeve që kamionët të lejohen përsëri të udhëtojnë në tunel. Veprimtarët thonë se kamionët rrezikojnë sigurinë dhe janë ndotësit më të mëdhej në luginën Chamonix.

Rreth 320 milionë dollarë janë shpenzuar për masa sigurie dhe për rindërtimin e tunelit që prej mbylljes së tij.

XS
SM
MD
LG