Lidhje

Kalendari Historik 7 mars - 2002-03-11


Më 7 mars të vitit 1965, demonstruesit në mbështetje të të drejatave civile në Selma të shtetit Alabama u sulmuan nga forcat e policisë kur ata filluan të marshonin duke kërkuar të drejtën për të votuar. Rreth 500 demonstrues, nën udhëheqjen e të përndershmit Martin Luther King i Riut, kishin në plan të marshonin 80 kilometra nga Selma deri në kryeqytetin e Alabamas, Montgomery, për të protestuar kundër një fushate të paligjshme për të moslejuar zezakët që të votonin në Selma. Forcat vendore dhe shtetërore të policisë bllokuan rrugën. Ato u dhanë urdhër demonstruesve që të shpërndaheshin dhe më pas i sulmuan me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës. Pas dy ditësh, më 9 mars, policia pengoi edhe një përpjekje tjetër të demonstruesve për të marshuar. Mirëpo, një gjykatë federale vendosi se demonstruesit në Selma kishin të drejtën kushtetuese të marshonin për në Montgomeryt për t’i paraqitur peticionin guvernatorit të shtetit. Gjykata urdhëroi policinë që të mos ndërhynte. Më 21 mars të vitit 1965, marshi filloi sërish, këtë radhë nën mbrojtjen e trupave federale. Në këtë mareshim morën pjesë mijëra demonstrues. Ata mbërrtinën në kryeqytetin Montgomery pas tre ditësh.

Më 7 mars të vitit 1933, presidenti Franklin Roosevelt emëroi zonjën Frances Perkinsin në postin e Sekretares së Punës. Zonja Perkins ishte gruaja e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që emrohet anëtare e kabinetit Ajo ishte përkrahëse e flaktë e reformave shoqërore dhe të punës, që përfshinin edhe ndihmën federale për të papunët. Zonja perkins mbështeti fuqishëmisht propozimin e presidentit për programin e Sigurimeve Shoqërore, plan ky sipas të cilit siguroheshin të ardhurat për pensionistët. Ajo bëri thirrje edhe për masa më të ashpra kundër shfrytëzimit të fëmijëve në punë. Sekretarja Perkins ndihmoi në miratimin nga Kongresi të ligjit për sigurimet shoqërore si dhe të ligjit për standardet e drejta të punës, sipas të cilit u caktua praga minimale dhe orari standard i punës prej 8 orësh në ditë, për vendet e punës që ishin nën juridiksionin federal. Këto programe ishin ndër themelet e atij që presidenti Roosevelt e quante ”Programi i Ri Ekonomik”, që kishte për qëllim të ndihmonte qytetarët amerikan të dalin nga kaosi ekonomik i periudhës së Depresionit të thellë.

XS
SM
MD
LG