Lidhje

Nga seanca e sotme gjyqësore në Hagë (11 mars) - 2002-03-11


Një turk nga një fshat i Kosovës jugperëndimore i tha gjykatës së Hagës se autoritetet serbe e kishin detyruar atë dhe fqinjët e tij të transportonin refugjatët shqiptarë drejt kufirit me Shqipërinë. Saqir Thac i tha gjykatës se rreth 30 mijë shqiptarë u larguan nga fshati Mamushë në afërsi të Prizrenit pasi Nato-ja filloi fushatën e saj ajrore kundër Yugoslavisë. Ai tha se banorët e fshatit, kryeisht turq, strehuan banorët derisa trupat serbe të mbështetura nga tanke, u larguan nga fshati. Forcat qeveritare më pas urdhëruan banorët ti hipnin refugjatët nëpër kamionë dhe automjete të tjera dhe t’i transportonin ata drejt kufirit shqiptar. Ai tha se trupat kërcënuan se do të vrisnin banorët dhe do të digjnin shtëpitë e tyre në se nuk zbatonin urdhërin.

Dëshmitari tha se pavarësisht nga bashkëpunimi i tyre trupat serbe më pas u vunë zjarrin disa shtëpive dhe vranë tre turq dhe katër shqiptarë. Zoti Milosevic ka kundërshtuar juridiksionin e gjykatës së Kombeve të Bashkuara dhe ka refuzuar të deklarojë në se është fajtor apo jo. Ai nuk ka caktuar asnjëherë avokat por po mbrohet vetë. Ndaj tij janë ngritur 66 akuza për krime lufte dhe gjenocid pas konflikteve në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

XS
SM
MD
LG