Lidhje

Kina akuzon SHBA për të drejtat e njeriut (11 mars) - 2002-03-11


Kina akuzoi qeverinë amerikane se po le në heshtje shkeljet e të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara ndërkohë që akuzon vendet e tjera. Pekini botoi sot raportin e tij vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara.

Në raport kritikohen Shtetet e Bashkuara për dhunë, kriminalitet, dallim racial dhe varfëri, për të cilat aty thuhet se janë dukuri të përhapura. Në raport thuhet gjithashtuj se Uashingtoni ka ndërtuar baza ushtarake dhe shkel të drejtat e njeriut kudo në botë.

Raporti i Pekinit botohet pas atij të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë, i cili u publikua javën e kaluar dhe ku Kina kritikohet se shtyp organizatat që ajo i shikon si kërcënim dhe se kufizon lirinë e fjalës e liritë private të qytetarëve.

XS
SM
MD
LG