Lidhje

Rusia ndalon importet e disa artikujve amerikan (11 mars) - 2002-03-11


Zyrtarët rusë dhe amerikanë takohen sot në Moskë për të diskutuar mbi ndalimin që po u bën Rusia importeve të pularisë që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Rusia i vendosi ndalimet e saj dje, me arësyen se në pularitë amerikane përdoren sasi të tepërta antibiotikësh në procesin e ushqimit. Rusia ka njoftuar gjithashtu se ka gjetur bakterie salmonele në disa produkte amerikane të pularisë.

Departamenti i Shtetit thotë se ndalimi që ka vendosur Rusia është i pajustifikuar shkencërisht sepse standardet e sigurisë të artikujve ushqimorë amerikanë janë ndër më të lartët në botë. Rusia thotë nga ana e saj se masat e saj nuk ndërmerren si hakmarrje ndaj tarifës që Presidenti Bush vendosi javën e kaluar ndaj importeve të çelikut, përfshirë çeliqeve nga Rusia.

XS
SM
MD
LG