Lidhje

Cheney takohet me Mubarak - 2002-03-13


Nënpresidenti Dick Cheney takohet sot në Egjipt me presidentin Hosni Mubarak për bisedime që pritet të përqendrohen në luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit si dhe në konfliktin izraelito-palestinez. Egjipti është ndalesa e dytë e nënpresidentit Cheney, në turneun e tij në 11 vende të Lindjes së Mesme.

Takimi me presidentin Mubarak do të zhvillohet në qytetein turistik të Detit të Kuq, Sharm el Sheik. Dje zoti Cheney u takua në Amman me mbretin e Jordanisë Abdullah dhe mori paralajmërimin se një sulm amerikan kundër Irakut do të dëmtonte seriozisht stabilitetin në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG