Lidhje

Rezolutë e OKB-së - 2002-03-13


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi për herë të parë një rezolutë ku përmendet konkretisht një shtet palestinez. Rezoluta, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara afirmon vizionin e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, krahas njëri tjetrit brenda kufijve të sigurt dhe të njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Rezoluta bën thirrje gjithashtu që tu jepet fund të gjitha akteve të dhunë në rajon dhe u kërkon udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të ndërmarrin hapa drejt rifillimit të bisedimeve të paqes. Ambasadori izraelit pranë Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesi palestinez në këtë organizatë e përshëndetën rezolutën e cila u miratua mbrëmë me 14 vota pro dhe asnjë kundër. Siria abstenoi.

XS
SM
MD
LG