Lidhje

Cheney në Jemen - 2002-03-14


Në kuadër të një turneu në 11 vende të Lindjes së Mesme, nënpresidenti Dick Cheney ndodhet sot në Jemen, për të diskutuar lidhur me luftën kundër terrorizmit, të udhëheqëur nga Shtetet e Bashkuara.

Zoti Cheney mbërriti në kryeqytetin Sanaa me një aeroplan amerikan ushtarak nën masa të rrepta sigurimi. Në aeroport ai u prit nga nën-presidenti i Jemenit dhe menjëherë u u takua ame presidentin Ali Abdullah Saleh. Zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar se disa terroristë të organizatës Al-Kaida, që largohen nga Afganistani, mund të përpiqen të strehohen në zonat malore të Jemenit.

Oficerë të ushtrisë amerikane ndodhen tashmë në Jemen, duke ndihmuar trupat qeveritare që të gjejnë terroristë të Al-kaidës, që ndodhen në këtë vend.

XS
SM
MD
LG