Lidhje

Ristrukturim i federatës jugosllave - 2002-03-14


Sërbia dhe Mali i Zi nënshkruan një marrëveshje për ristrukturimin e federatës jugosllave, duke u dhënë këtyre dy republikave më shumë pavarësi nga njera tjetra dhe vendit një emër të ri. Marrëveshje, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, u nënshkrua sot në Beograd.

Kryeministri i Sërbisë Zoran Djindic tha se emri i ri i vendit do të jetë Sërbia dhe Mali i Zi dhe do të përbëhet nga dy shtete gjysëm të pavarur. Ai shtoi se këto dy shtete do të kenë politikë të përbashkët në çështjet e mbrojtjes dhe ato të jashtme, por do të kenë sisteme të pavarura ekonomike e monetare si dhe në shërbimet e doganave.

XS
SM
MD
LG