Lidhje

Hidhet poshtë apelimi i çëshjes së shpërthimit të Pan Am - 2002-03-14


Një gjykatë speciale skoceze në Hollandë mbështeti vendimin, sipas të cilit një agjent i zbulimit libian u dënua me burgim të përjetshëm për shpërthimin më 1988 të një aeroplani të firmës amerikan Pan Am mbi Lockerbie të Skocisë. Trupi gjykues i përbërë nga 5 gjykatës hodhi poshtë njëzëri apelimin e të dënuarit, Abdel Basset Ali al-Megrahi, i cili u gjet fajtor vitin e kaluar për vendosjen e një valixheje bombë, e cila shpërtheu në bordin e aeroplanit të pasagjerëve, duke shkaktuar 270 viktima. Gjatë procedurave të apelimit, avokatët e al-Megrahit paraqitën prova, për të cilat ata thanë se hidhnin dyshime mbi procesin gjyqysor të klientit të tyre.

XS
SM
MD
LG