Lidhje

Gjykata e Hagës gjeti fajtor is komandanit serb të një burgu - 2002-03-15


Gjykata e Hagës për krimet e luftës dënoi ish komandantin sërb të një burgu të Bosnjes me 7 vjet e gjysmë burgim, për vrasjen e një numri të madh të burgosurish jo-sërbë. Milorad Krnojelac ishte komandant në burgun K-P Dom në qytetin Foca, që gjendet në pjesën juglindore të Bosnje-Hercegovinës. Ai u gjet fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për masakrat e kryera në vitet 1992 dhe 1993 kur forcat sërbe të Bosnjes pushtuan Foca-n. Gjykata e dënoi atë nën akuzat për torturimin, vrasjen dhe punën e gjatë e të detyruar të Myslimanëve dhe jo sërbëve në kamp. Krnojelac ka kryer tashmë 3 vjet e 9 muaj burg.

XS
SM
MD
LG