Lidhje

Ashdown dëshmon në Hagë - 2002-03-15


Udhëheqësi i parë perëndimor, që dëshmon në gjyqin e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç tha se e paralajmëroi atë që të ndalonte fushatën e terrorit në Kosovë ose do të ndeshej me një akt-padi për krime lufte.

Paddy Ashdown, ish udhëheqës i liberal-demokratëve në Britani, tha në gjykatën e Hagës për krimet e luftës se u takua me zotin Millosheviç në Beograd në shtator të vitit 1998, një ditë pasi ai pa me sytë e tij një fushatë të ushtrisë sërbe kundër civilëve në luginën e Suha Rrekës në Kosovë.

Zoti Ashdown tha se i dorëzoi ish presidentit jugosllav një letër të kryeministrit britanik, Tony Blair, në të cilën thuhej që zoti Millosheviç nuk dohet të lejonte vazhdimin e kësaj gjendjeje të patolerueshme në Kosovë. Letra u paraqit në seancën e sotme të gjyqit në Hagë.

XS
SM
MD
LG