Lidhje

Cheney viziton trupat amerikane në Detin Arabik - 2002-03-15


Nënpresidenti Richard Cheney do të vizitojë sot mijra trupat amerikane në bordin e aeroplanmbajtëses U-S-S John Stennis, që ndodhet në Detin Arabik, ndërmjet takimeve me udhëheqësit e Lindjes së Mesme.

Aeroplanmbajtësja ndodhet në rajon në mbështetje të trupave amerikane në Afganistan. Zoti Cheney do të vizitojë gjithastu edhe trupat që gjenden në ishullin Masirah të Omanit. Nënpresidenti Cheney u takua dje në Oman me Sulltanin Qaboos bin Said pas bisedimeve që zhvilloi më parë në Jemen. Zoti Cheney po bën një turne vizitash në 11 vende të rajonit qëllimi i të cilit është mbështetja e këtyre vendeve për luftën kundër terrorizmit dhe diskutimin e konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG