Lidhje

PS, ende pa një qendrim të përbashkët për Rakipin - 2002-03-16


Në Shqipëri, Partia Socialiste nuk arriti dot të sheshonte mosmarrëveshjet e brendshme për një qendrim të përbashkët lidhur me debatin që do të zhvillohet pasnesër në parlament mbi shkarkimin e kryeprokurorit, Arben Rakipi. Ish-kryeministri, Ilir Meta, dhe mbështetësit e tij janë deklaruar në favor të heqjes së kryeprokurorit, ndërsa në mbrojtje të tij janë kryetari socialist, Fatos Nano, dhe kryeministri, Pandeli Majko.

XS
SM
MD
LG