Lidhje

SHBA: njoftohet për asgjësim të armikut në rajonin afgan - 2002-03-17


Burimet e ushtrisë amerikane thonë se trupat e koalicionit kanë shkatëruar strukturën e komandës dhe kontrollit të rrjetit al-Qaida dhe të Talebanëve në një zonë stategjike në pjesën lindore të Afganistanit.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, majori Bryan Hilferty, u tha gazetarëve sot në bazën e forcave ajrore Bagram se forcat amerikane dhe aleatët e tyre vazhdojnë ende ndjekjen e luftëtarëve të armikut që mund të jenë të fshehur në Luginën Shah-e-Kot. Ky rajon ndodhet rreth 150 kilometra në jug të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, në afërsi të kufirit me Pakistanin.

Zëdhënësi e cilësoi operacionin që filloi në ditët e para të këtij muaji një sukses të madh, gjatë të cilit forcat armike kanë patur shumë të vrarë dhe një pjesë e madhe e armëve dhe municionit të tyre është shkatërruar. Ai tha gjithashtu se trupat aleate kanë gjetur informacion sekret në disa gjuhë që i përkiste luftëtarëve talebanë dhe të al-Qaidës, të cilët janë vrarë apo larguar nga rajoni.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thonë se ka patur pak luftime në ditët e fundit në zonat malore, shpellat dhe tunelet ku strehoheshin forcat armike.

Ata thonë se besojnë që në zonë të kenë qënë deri në një mijë anëtarë të al-Qaidës dhe talebanë, kur filloi ofensiva, por nuk e dinë se sa prej tyre janë vrarë apo janë larguar, ndoshta për t’u rigrupuiar diku gjetkë.

XS
SM
MD
LG