Lidhje

Pakistani në gadishmëri - 2002-03-18


Në Pakistan, forcat e rendit janë vënë gatishmëri rreth komplekseve diplomatike në Islamabad, pas sulmit të djeshëm të përgjakshëm me granatë në një kishë protestante afër ambasadës amerikane.

Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, i ka dhënë urdhër policisë të gjejë personat përgjegjës për sulmin e djeshëm dhe ka formuar një komision për të riparuar të metat në masat e sigurimit. Sulmi i djeshëm shkaktoi vdekjen e 5 vetave dhe plagosjen e 45 të tjerëve. Mes të vrarëve ishin gruaja e një diplomati amerikan dhe vajza e saj, një afgan dhe një pakistanez.

Viktima e pestë ende nuk është identifikuar dhe ka mundësi të jetë vetë autori i sulmit. Deri tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë. Departamenti amerikan i shtetit i paralajmëroi shtetasit amerikanë jashtë vendit të jenë të përgatitur për sulme të tjera të ngjashme terroriste.

XS
SM
MD
LG