Lidhje

Ofensiva kundër al-Qaidës dhe talebanëve do të përfundojë sot - 2002-03-18


Komandanti i forcave amerikane në Afganistan tha se ofensiva kundër al-Qaidës dhe talebanëve, që filloi këtë muaj, do të përfundojë sot.

Gjenerali Tommy Franks, tha se lufta në Afganistan ende nuk ka marrë fund dhe se mund të jetë e nevojshme të ndërmerren ofensiva të tjera nëse luftëtarët e armikut fillojnë të rigrupohen. Luftimet më intensive të fushatës së tanishme në Afganistanin lindor, të njohura me emrin operacioni Anakonda, morën fund para disa ditësh. Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërkojnë nëpër shpellat dhe tunelet e rajonit malor Shah-E-Kot.

XS
SM
MD
LG