Lidhje

Cheney gati të takohet me Arafat - 2002-03-18


Nënpresidenti Dick Cheney tha se është i gatshëm të takohet në një të ardhme të afërt me udhëheqësin palestinez, Yasser Arafat në rast se gjen zbatim një plan armëpushimi i negociuar me ndihmën amerikane për t’i dhënë fund dhunës izraelito-palestineze.

Zoti Cheney e bëri njoftimin në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin izraelit, Ariel Sharon pas bisedimeve që pati me të në Jeruzalem. Nënpresidenti tha se është i gatshëm të takohet me zotin Arafat kur i dërguari amerikan Anthony Zinni të ketë arritur në përfundimin se palestinezët po bëjnë përpjekje maksimale për zbatimin e armëpushimit.

Zoti Sharon tha se Izraeli do ta lejojë zotin Arafat të udhëtojë jashtë vendit në rast se ai e ve në zbatim planin. Një zyrtar i lartë palestinez i quajti komentet e zotit Cheney ”një hap pozitiv”.

XS
SM
MD
LG