Lidhje

Incidenti i azil-kërkuesve nuk do të përsëritet - 2002-03-19


Kina thotë se vendimi i saj për të lejuar një grup koreano-veriorësh të iknin nga Pekini, pasi hynë me forcë në amabasadën spanjolle javën e kaluar, nuk do të përbëjë një shembull që do të përsëritet.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme paralajmëroi sot se incidente të ardhshme që mund të përfshijnë koreano-veriorë arratisur nga vendi i vet, nuk do të trajtohen në të njëjtën mënyrë.

25 Koreano-veriorët u futën në amabasadën spanjolle në Pekin, të enjten e kaluar, duke kërkuar azil politik dhe një kalim të sigurt në Korenë e Jugut. Më pas ata u lejuan të udhëtojnë drejt Filipineve, ku ndenjën tri ditë para se të shkonin në Seul. Koreano-veriorët kërcënuan se do të vrisnin veten, nëse ktheheshin në vendin e tyre.

XS
SM
MD
LG