Lidhje

Musharaf rishikon masat e sigurimit - 2002-03-19


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf zhvilloi në Islamabad një takim të nivelit të lartë për rishikimin e masave të sigurimit, pas sulmit të së djelës me granada kundër një kishe protestante në Islamabad.

Gjenerali Musharraf kishte thirrur në takimin e sotëm zyrtarë të lartë të policisë dhe guvernatorë të provincave. Midis 5 të vrarëve në sulmin e së dielës ishin edhe gruaja e një diplomati amerikan dhe vajza e tyre.

Policia thotë se një nga viktimat, që nuk është identifikuar ende, mund të jetë vetë personi që sulmoi. 45 persona u plagosën në këtë sulm për të cilin policia beson se është vepër e ekstremistëve islamikë.

XS
SM
MD
LG