Lidhje

Perishiç jep dorëheqjen - 2002-03-19


Zëvendës-kryeministri i Sërbisë, Momçillo Perishiç, dha dorëheqjen lidhur me një skandal spiunazhi që është bërë shkak për një grindje diplomatike midis Uashingtonit dhe Beogradit.

Në një deklaratë të bërë sot, zoti Perishiç thoshte se po e jepte dorëheqjen me qëllim që t’i hapte rrugën prokurorisë të fillonte hetimet pasi atij t’i hiqej imuniteti parlamentar. Policia ushtarake jugosllave e arrestoi zëvendës-kryeministrin e Sërbisë, Momçillo Perishiç si dhe diplomatin amerikan John David Neighbor të enjten në një restorant të Beogradit.

Dje, Shtetet e Bashkuara pranuan deklaratën zyrtare të bërë nga Jugosllavia ku kërkohej ndjesë për ndalimin dhe keqtrajtimin e diplomatit. Departamenti amerikan i Shtetit mohon se është bërë ndonjë akt spiunazhi dhe tha se Uashingtoni e konsideron çështjen të mbyllur.

XS
SM
MD
LG