Lidhje

Kim Dae-jung: Korea e Verit nuk ka alternativë - 2002-03-20


Presidenti jugkorean Kim Dae-jung tha se Korea e Veriut nuk ka alternativë tjetër veçse të rifillojë një ditë bisedimet me Shtetet e Bashkuara. Zoti Kim u tha sot zyrtarëve të ministrisë së jashtëme në Seul se vetëm Shtetet e Bashkuara mund t’i japin Koresë së Veriut garancitë e sigurimit dhe ndihmën ekonomike për të cilat ajo ka nevojë. Ai deklaroi gjithashtu se Korea e Jugut do të bëjë ç’është e mundur që të dyja palët të ulen në tryezën e bisedimeve.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Penianit vazhdojnë të jenë të larta që nga viti i kaluar, kur administrata Bush pezulloi bisedimet me Korenë e Veriut për t’i bërë një rishikim politikës ndaj këtij vendi. Më vonë, Presidenti Bush ofroi rifillimin e bisedimeve por Korea e Veriut nuk e pranoi propozimin.

XS
SM
MD
LG