Lidhje

Perisic nuk pranon akuzat - 2002-03-20


Ish-zëvendës kryeministri serb Momçillo Perishiç hodhi poshtë akuzat se ka qenë informator i Shteteve të Bashkuara.

Zoti Perisic foli me gazetarët një ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i tij qeveritar. Gjenerali i ushtrisë jugosllave në pension tha se nuk i ka dhënë materiale një diplomati amerikan, me të cilin hëngri darkë javën e kaluar. Ai shtoi se nuk kishte marrë asnjë shpërblim nga zyrtari amerikan.

Zoti Perisic tha se e dha dorëheqjen dje për të mos lejuar një krizë të qeverisë serbe.

Policia ushtarake jugosllave e ndaloi zotin Perisic dhe diplomatin amerikan David Neighbor, në një restorant të Beogradit, si të dyshuar për spiunazh.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara pranuan një kërkesë zyrtare për ndjesë nga qeveria jugosllave për ndalimin dhe trajtimin e diplomatit amerikan. Departamenti i Shtetit mohon të ketë pasur ndonjë akt spiunazhi dhe e konsideron këtë çështje të mbyllur.

XS
SM
MD
LG