Lidhje

Lindja e Mesme ende pa armëpushim - 2002-03-20


Zyrtarë izraelitë dhe palestinezë të sigurimit nuk arritën të binin dakord për një armëpushim në bisedimet e kryesuara nga i dërguari amerikan në Lindjen e Mesme, Anthony Zinni. Mirëpo, të dyja palët ranë dakord të takohen përsëri.

Takimi u mbajt dje vonë në Tel Aviv, megjithë shpërthimin e djeshëm vetvrasës në Izraelin verior, që shkaktoi vdekjen e 7 udhëtarëve në një autobus.

Katër nga të vrarët ishin ushtarë izraelitë. Afro 30 persona të tjerë u plagosën. Grupi ektremist palestinez Xhihadi Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin, që sipas tij u krye në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së anëtarëve të Xhihadit Islamik në sulmet ushtarake të kohëve të fundit.

Presidenti Bush tha se është i zhgënjyer nga vazhdimi i dhunës në Lindjen e Mesme, por shtoi se përpjekjet amerikane për arritjen e armëpushimit nuk do të ndalohen.

Zyrtarë amerikanë thonë se udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, duhet të ndërmarrë masa agresive për të ndaluar dhunën anti-izraelite para çdo takimi të mundshëm midis tj dhe nën-presidentit amerikan, Dick Cheney.

XS
SM
MD
LG