Lidhje

Luftime në Filipine - 2002-03-21


Mjekët usharak amerikanë hynë në zonën e luftimeve në Filipinet jugore për të trajtuar dhe evakuuar shtatë ushtarë filipinas të cilët u plagosën gjatë përleshjeve me rebelët e grupit Abu Sayyaf.

Një zëdhënës i ushtrisë filipinase tha se luftime e sotme shpërthyen në afërsi të qytetit Lantawan. Ai theksoi se asnjë nga trupat amerikane nuk u përfshinë në to. Por zëdhënësi tha se dy helikopterë me mjekë amerikanë dhe filipinas shkuan në vendin e ngjarje dhe shpëtuan të plagosurit.

Rreth 660 ushtarë amerikanë janë në rajon për të ndihmuar në stërvitjen e trupave filipinase në ndjekje të rebelëve të Abu Sayyafit.

XS
SM
MD
LG