Lidhje

Bush do të miratojë projektligjin mbi financimin e fushatave elektorale - 2002-03-21


Presidenti Bush tha se do ta miratojë projekt-ligjin e debatueshëm për financimin e fushatave elektorale, pavarësisht nga ankesat e kundërshtarëve të saj se ai kufizon lirinë e fjalës. Senati amerikan e miratoi projektligjin me 60 vota pro dhe 40 kundër. Dhoma e Përfaqësuesve e kishte miratuar projektligjin muajin e kaluar.

Zoti Bush tha se ndërsa disa pjesë të projektligjit kanë të meta ai do të vërë një balance dhe do të përmirësojë sistemin e tanishëm. Projektligji ndryshon thellësisht mënyrën e grumbullimit të fondeve nga politikanët për fushatën elektorale. Projekt-ligji nuk do të lejojë më që firmat e mëdha apo sindikatat të kontribuojnë fone pa kufi për partitë politike.

Mbështetësit e reformës thonë se fonde të tilla të mëdha mund të ndikojnë politikat e brendshme. Kundërshtarët thonë se reformat janë jokushtetuese pasi kufizimi i financimit të fushatave kufizon lirinë e fjalës.

XS
SM
MD
LG