Lidhje

Presidenti Bush Meksikë - 2002-03-21


Presidenti Bush ndodhet në Monterrey të Meksikës, ku po bashkohet me 50 udhëheqës të tjerë botërorë për të marrë pjesë në konferencën e OKB-së mbi luftën kundër varfërisë.

Presidenti Bush kishte në plan të takohej dje vonë me presidentin meksikan, Vicente Fox, dhe kryeministrein kanadez, Zhan Chretenien, para se të merrte pjesë në një pritje për krytarët e shteteve.

Pritetet që presidenti Bush të flasë sot në konferencë dhe t’u bëjë thirrje pjesëmarrësve që të përqafojnë politikën e tij të ndihmës së jashtme. Presidenti po i kërkon Kongresit 10 miliardë dollarë shtesë gjatë tre vjetësh për themelimin e një fondi të ri të ndihmës së jashtme, me një ndihmesë vjetore prej 5 miliardë dollarësh duke filluar nga viti 2 mijë e 6.

Ai thotë se fondet do të përdoreshin për t’u siguruar ndihma vendeve që zbatojnë reforma politike dhe ekonomike. OKB-ja ngul këmbë se rreth 100 miliard dollarë ndihmë në formën e dhuratave ndërkombëtare janë të nevojshme për të vënë në jetë një plan në shkallë botërore kundër varfërisë.

Meksika është ndalesa e parë e turneut të presidentit Bush në Amerikën Latine, që përfshin vizita edhe në Peru e Salvador. Mirëpo, vizita në Peru pason shpërthimin e një makine bombë në afërsi të ambasadës amerikane në Lima, që shkaktoi vdekjen e të paktën 9 vetave dhe plagosjen e 30 të tjerëve. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Mirëpo, para se të largohej nga Washingtoni, presidenti Bush u citua të ketë thënë se zyrtarët kishin një farë ideje se kush ishte autori i shpërthimit, por nuk e identifikoi grupin e dyshuar.

Presidenti Bush tha se nuk do të stepet para atyre që ai i cilësoi si terroristë të parëndësishëm dhe theksoi se nuk duhet lejuar që ata të marrin kontrollin e shoqërive liridashëse.

XS
SM
MD
LG