Lidhje

Itali: zbulohet një qytet i lashtë - 2002-03-22


Arkeologët kanë njoftuar zbulimin e një qyteti antik në Italinë jugore, i cili sipas tyre u shkatërrua nga përmbytjet rreth 3 mijë vjet më parë.

Duke e cilësuar zbulimin si të jashtëzakonshëm, arkeologët u thanë dje gazetarëve në Romë se qyteti është një Venecie e epokës së bronxit, i mbushur me kanale dhe shtëpiza të ndërtuara mbi shtylla. Ata gjithashtu njoftuan se kishin gjetur vegla dhe vende ndërtimi të cilat mund t’i përkisnin periudhës 1mijë e 500 vjet para erës sonë.

Qyteti, i cili shtrihet buzë një bregu lumi në Poggiomarino, në jug të Napolit, gjenden gjurmë që tregojnë se përmbytjet detyruan popullsinë prej disa qindra banorësh të largohen për të shpëtuar jetën.

Vendbanimi antik është afër Pompeit, një qytet tjetër antik i shkatërruar nga fatëkeqësitë. Pompei u shkatërrua në vitin 79 të erës sonë nga shpërthimi vullkanik i malit Vezuv, i cili shfarosi popullsinë e qytetit.

XS
SM
MD
LG