Lidhje

Varr masiv në Kroaci - 2002-03-22


Ekspertë të mjekësisë kriminale në Kroaci kanë gjetur trupat e 14 viktimave në një varr masiv të sapo zbuluar. Mendohet se varri përmban trupat e viktimave të luftimeve që shpërthyen pasi Kroacia shpalli pavarësinë në vitin 1991.

Agjencia kroate e lajmeve, Hina, njofton se deri tani janë nxjerrë katër kufoma nga varri masiv dhe shton se viktimat ishin varrosur në një varrezë në fshatin Bogdanovci, në afërsi të qytetit Vukovar, ku janë kryer disa prej mizorive më të tmerrshme të konfliktit.

Kroacisë iu dorëzuan dje edhe trupat e 12 viktimave të nxjerra nga varre të pa identifikuara në qytetin e Novi Sadit. Trupat ishin varrosur pasi ishin nxjerrë nga lumi Danub në vitin 1991. Mendohet se ata janë mes dhjetra kroatëve të vrarë gjatë luftës dhe të varrosur në Serbi. Ata janë mes rreth një e 400 kroatëve që figurojnë të humbur që nga përfundimi i luftimeve në vitin 1995.

XS
SM
MD
LG