Lidhje

Kalendari historik 22 mars - 2002-03-22


Më 22 mars 1765 mbreti i Anglisë, Xhorxhi i Tretë, nënshkroi Ligjin e Pullave për kolonitë amerikane. Ligji i ri britanik vinte tarifa për shumicën e dokumenteve publike, duke përfshirë gazetat, shkresat e doganave, dokumentet ligjore dhe patentat. Kolonitë mblodhën në Nju Jork, kongresin që do të shqyrtonte ligjin e Pullës dhe do të formulonte një përgjigje ndaj tij. Delegatë nga 9 prej kolonive hartuan një deklaratë të të drejtave dhe ankesave, për t’ia paraqitur mbretit të Anglisë, Xhorxh i Tretë dhe Parlamentit. Në deklaratë thuhej se vetëm legjislaturat e kolonive kishin të drejtë të mblidhnin taksa në kolonitë dhe që Ligji Anglez i Pullës, shkelte të drejtat dhe liritë e kolonistëve. Disa historianë thonë se Kongresi për Ligjin e Pullës, mund të shihet si hapi i parë drejt Revolucionit Amerikan.

Më 22 mars 1621 pelegrinët, siç njihen refugjatët fetarë, që erdhën në Amerikë kishin nga Anglia, nënshkruan Traktatin e tyre të parë të paqes me indianët vendas, në atë që tani është shteti Massachusetts. Masasoit, kryetari i fisit Wampanoags, në tokën e të cilit palegrinët ishin sistemuar, e miratoi marrëveshjen. Në bazë të marrëveshjes, në se dikush sulmonte indianët, pelegrinët do të ishin aleatët e tyre. Po ashtu edhe indianët premtuan t’i ndihmonin pelegrinët, në rast se dikush i sulmonte. Marrëdhëniet paqësore ndërmjet indianëve vendas dhe pelegrinëve vazhduan për rreth 50 vjet, derisa vdiq kreu i fisit, Masasoit. Atëhere djali i tij, Metakamet, udhëhoqi fisin e tij dhe fise të tjera verilindore në luftë kundër evropianëve, duke i akuzuar ata se kishin vjedhur tokën e indianëve.

XS
SM
MD
LG