Lidhje

Koshtunica refuzon te shkarkojë shefin e sigurimit - 2002-03-22


Presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica tha se nuk do të përkulet para thirrjeve për shkarkimin e shefit të sigurimit ushtarak, i cili javën e kaluar urdhëroi ndalimin e një diplomati amerikan dhe të nënkryeministrit serb nën dyshimet për spiunazh.

Zotit Koshtunica po i bëhet presion nga rivalët në koalicionin qeverisës për të shkarkuar gjeneralin Aleksandër Tomiç. Por ai tha sot se është i bindur se gjenerali Tomiç ka vepruar sipas ligjit.

Agjentët e zbulimit ushtarak jugosllav e ndaluan nënkryeministrin serb Momçillo Perishiç dhe diplomatin amerikan David Neighbor më 14 mars në një restorant të Beogradit dhe i akuzuan për spiunazh.

Incidenti shkaktoi mosmarrëveshje brenda udhëheqjes kryesore të vendit si dhe një grindje diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara e pranuan deklaratën zyrtare jugosllave ku kërkohej ndjesë për ndalimin e zotit Neighbor. Departamenti i Shtetit ka mohuar se është kryer ndonjë akt spiunazhi dhe tha se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë çështjen të mbyllur.

XS
SM
MD
LG