Lidhje

Shqiptarët e burgosur në Serbi do të kthehen në Kosovë - 2002-03-23


Kthimi në Kosovë i të gjithë të burgosurve politikë shqiptarë nga burgjet serbe në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet autoriteteve të Beogradit dhe misionit të OKB-së mund të realizohet në fillim të javës së ardhshme, ndonse zyrtarët ndërkombëtarë dhe ata vendorë pohojnë se ende nuk është përcaktuar data. Në Kosovë, kjo vlerësohet si sukses i bashkësisë ndërkombëtare, e veçanërisht i Shteteve të Bashkuara të cilat i kanë kushtëzuar ndihmat financiare për Beogradin edhe me kthimin nga Serbia të shqiptarëve të burgosur.

XS
SM
MD
LG