Lidhje

Përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme vazhdojnë - 2002-03-23


Zyrtarë izraelitë dhe palestinezë të rendit takohen sot me të dërguarin amerikan Anthony Zinni për të diskutuar propozimin e tij të fundit për armëpushim.

Plani iu paraqit të dyja palëve gjatë një takimi të mbajtur dje. Ndërkohë gjakderdhja në rajon vazhdon. Palestinezët thonë se një person u vra sot kur forcat izraelite hynë në një zonë palestineze në Rripin e Gazës.

Izraeli thotë se nëse arrihet një armëpushim i pranueshëm, kjo do ta lejojë udhëheqësin palestinez të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Lidhjes Arabe që hapet të mërkurën në Liban. Udhëheqësit arabë do të diskutojnë një plan saudit që bën thirrje për paqe mes Izraelit dhe botës arabe

XS
SM
MD
LG