Lidhje

Përsëri mbi shqetësimin për armë biologjike në duart e al-Qaidës - 2002-03-24


Komandanti i forcave ushatarake amerikane në Afganistan shprehu shqetësimin për rrezikun e armëve biologjike nga terroristët e al-Qaida-s në Afghanistan. Në fragmente të një interviste që do të transmetohet sot e plotë në televizionin amerikan, Gjeneral Tommy Franks thotë se udhëheqësi i al-Qaida-s Osama bin Laden mesa duket po përpiqej të siguronte antraks dhe armë të tjera biologjike para sulmeve të fundit të vitit të kaluar, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Forcat amerikane zbuluan kohët e fundit një zonë pranë qytetit Kandahar, në Afganistanin jugor që duket të ketë qenë një laborator armësh biologjike. Gjenerali Franks thotë se nuk ka prova se al-Qaida ishte në gjendje të prodhonte ose siguronte veprues biologjikë vdekjeprurës.

XS
SM
MD
LG