Lidhje

Shqipëri: drejtori i Bankës së Kursimeve garanton depozitat e klientëve - 2002-03-24


Në Shqipëri, drejtori i Bankës së Kursimeve, Edvin Libohova, siguroi sot se depozitat e klientëve janë plotësisht të garantuara. Komentet e zotit Libohova erdhën si kundërpërgjigje ndaj frikës së përhapur ditët e fundit për një falementim të mundshëm të kësaj banke. Drejtori Libohova mohoi kategorikisht ekzistencën e një shqetësimi të tillë. Banka e Kursimeve me kapitale shtetërore është banka më e madhe në Shqipëri e cila ka hyrë tashmë në procesin e privatizimit.

XS
SM
MD
LG