Lidhje

Konferenca kundër terrorizmit - 2002-03-25


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se asnjë vend, sado i fuqishëm qoftë, nuk mund ta luftojë me sukses i vetëm terrorizmin. Presidenti Putin i bëri këto komente sot, në hapje të një konference ndërkombëtare dy-ditëshe kundër terrorizmit në qytetin Shën Petërburg. Në konferencë marrin pjesë mbi 100 përfaqësues të shërbimeve të zbulimit nga 39 vende të botës. Presidenti Putin tha se terrorizmi përbën një kërcënim të pashembullt për shoqërinë botërore dhe ai bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë midis shërbimeve të zbulimit të vendeve të ndryshme. Ai theksoi se vetëm përpjekjet e përbashkëta mund të çojnë në çrrënjosjen e terrorizmit ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG