Lidhje

A është e aftë Turqia të komandojë forcën ndërkombëtare në Kabul? - 2002-03-25


Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw tha se është i mendimit se Turqia nuk është e gatshme të komandojë paqeruajtësit ndërkombëtarë në Kabul. Zoti Straw tha dje se Britania do të vazhdojë t’i komandojë këto trupa për një kohë më të gjatë nga ç’pritej. Turqia pritej të merrte komandën e paqeruajtësve ndërkombëtarë muajin e ardhshëm.

Por zoti Straw tha se qeveria turke është shqetësuar në lidhje me shpenzimet që do t’i duhej të bëheshin me këtë rast. Washingtoni i ka ofruar Turqisë 228 milionë dollarë ndihma speciale për të përballuar shpenzimet. Dje ushtarakët amerikanë thanë se në Afganistan u gjetën të paktën 50 qendra të braktisura, ku terroristët e Al-Kaidës ishin përpjekur të prodhonin armë të shkatërrimit në masë.

Sipas zyrtarëve amerikanë nuk ka të dhëna që ata të kene qenë të suksesshëm për prodhimin e tyre. Ndërkohë, njoftohet se Afganistani ka anulluar të gjitha pasaportat që ka dhënë regjimi i përmbysur taleban i Afganistanit, për të mos lejuar udhëtimin e terroristëve të huaj.

XS
SM
MD
LG