Lidhje

Ndahen çmimet Oscar - 2002-03-25


Dy afrikano-amerikanë shënuan dje një faqe të re në historinë e filmit, duke fituar çmimet e aktorit dhe aktores më të mirë të vitit, që u dhanë nga Akademia e Filmit në Hollywood. Halle Berry është aktorja e parë zezake që fiton Oscarin për rolin kryesor në portretizimin e një të veje, e cila ka patur marrëdhënie me ekzekutuesin e burrit të saj, në filmin Monster’s Ball.

Afrikano-amerikani tjetër, Denzel Washington mori çmimin Oscari si aktori më i mirë, për rolin e tij në filmin ”Training Day” në të cilin ai portretizon një polic energjik, por tepër të korruptuar. Ai u bë kështu afrikano amerikani i dytë që fiton çmimin Oscar për interpretimin e një roli kryesor. Filmi me temë dramatike ”A Beautiful Mind” mori katër çmime, përfshi atë të filmit më të mirë. Filmi përshkruan jetën e matematicienit, fitues të çmimit Nobel, John Nash dhe betejën e tij me skizofreninë.

XS
SM
MD
LG