Lidhje

Beirut:palestinezët largohen nga salla e takimit - 2002-03-27


Në Beirut, ku po zhvillohet takimi i nivelit të lartë të Lidhjes Arabe, delegatët palestinezë u larguan nga salla në shenjë proteste ndaj Libanit i cili kishte vendosur të mos e transmetonte fjalimin televiziv që do të mbante në konferencë udhëheqësi palestinez Yasser Arafat.

Delegacioni u largua nga salla pas paraqitjes zyrtare nga Arabia Saudite të një plani për paqe në Lindjen e Mesme. Plani, i cili u shpall nga princi trashëgimtar saudit Abdullah, kërkon normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve arabe dhe Izraelit dhe, si shkëmbim tërheqjen izraelite nga të gjitha tokat e pushtuara në luftën e vitit 1967 dhe njohjen e një shteti palestinez.

Ai bën thirrje gjithashtu për të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë.

Princi Trashëgimtar u kërkoi pjesmarrësve në takim që ta paraqesin propozimin e tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si një nismë të qartë dhe të njëzëshme arabe për paqen në rajon.

Në takimin e Beirutit nuk marrin pjesë një numër udhëheqësish arabë, duke përfshirë udhëheqësin palestinez Yasser Arafat, presidentin egjiptian, Hosni Mubarak dhe mbretin e Jordanisë Abdullah.

XS
SM
MD
LG