Lidhje

Ndihma për viktimat e tërmetit në Afganistan - 2002-03-27


Paqeruajtësit ndërkombëarë në Afganistan filluan ngritjen e një spitali fushor në rajonin verior të vendit të goditur nga tërmeti. Një autokolonë e paqeruajtësve prej 36 kamionësh mbërriti nga Kabuli në qytetin e shkatërruar Nahrin të provincës Baglan, rreth 120 kilometra në veri të kryeqytetit.

Rreth 20 mijë banorë janë detyruar të jetojnë nën qiell të hapur në temperatura tepër të ulëta në kodrat jashtë Nahrinit, duke mos mundur të kthehen në qytet nga frika e pasgoditjeve. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se deri në 800 persona mund të kenë humbur jetën nga tërmeti, i cili kishte një fuqi prej 6 ballësh sipas shkallës së Richterit.

XS
SM
MD
LG