Lidhje

Lirohen 80 të burgosur shqiptarë të Kosovës - 2002-03-28


Autoritetet e Kombeve të Bashkuara liruan dje 80 shqiptarë të burgosur që u mbajtën gjatë natës pasi u transferuan ditën e martë nga Serbia në Kosovë.

Të liruarit nga burgu Dubrava ishin pjesë e grupit prej 145 shqiptarëve që iu dorëzuan zyrtarëve të OKB-së. Serbia i dorëzoi të burgosurit pasi Kongresi amerikan u kërcënua se do ta pezullonte ndihmën prej 40 milion dollarësh për Jugosllavinë nëse të burgosurit nuk dorëzoheshin deri më 31 mars.

Administratori i OKB-së për Kosovën, Michael Steiner, e cilësoi lirimin e të burgosurve që mund të provonin pafajësinë si një nga kapitujt e fundit të dhimbëshme të luftës në Kosovë.

Zoti Steiner tha se personat e fajshëm do t’i vuajnë dënimet e tyre në burgjet e Kosovës.

XS
SM
MD
LG