Lidhje

Departamenti i Shtetit paralajmëron - 2002-03-28


Departamenti i Shtetit paralajmëroi amerikanët që udhëtojnë në katër qytete italiane të Dielën e Pashkëve, se mund të vihen në shënjestër të grupeve ekstremiste. Pas këtij paralajmërimi të djeshëm, sekretari i shtetit, Colin Powell, u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Itali që të tregohen të kujdesshëm.

Në paralajmërimin e Departamentit të Shtetit thuhej se amerikanët në qytetet italiane: Venecia, Firence, Milano dhe Veronë duhet t’u shmangen turmave të mëdha ditën e dielë, kur të krishterët festojnë sipas traditës së tyre ringjalljen e Jesu Krishtit pas kryqëzimit. Paralajmërimi i djeshëm nga ana e Departamentit të Shtetit bëhet vetëm 10 ditë pas një paralajmërimi mbarë botëror, ku thuhej se ekstremistët po planifikonin sulme terroriste kundër interesave amerikane.

XS
SM
MD
LG