Lidhje

Washingtoni trysni Beogradit - 2002-03-28


Uashingtoni përsëriti kërkesën e tij që Jugosllavia të bashkëpunojë me Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në mënyrë që të plotësojë kushtet për të marrë ndihmën financiare amerikane. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara për çështjet e krimeve të luftës, Pierre Prosper, u tha gazetarëve në Nju Jork se gjenerali i serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç duhet t’i dorëzohet Gjykatës së Hagës. Ai tha se vendimi për ndihmën amerikane do të varet megjithatë nga niveli i përgjithshëm i bashkëpunimit të Jugosllavisë me Hagën. Administrata e presidentit Bush duhet të përcaktojë deri më 31 mars nëse autoritetet jugosllave kanë bërë sa duhet për të marrë ndihmën financiare amerikane prej të paktën 40 milion dollarësh. Vitin e kaluar, kërcënime të ngjashme për mosdhënie ndihmash i detyruan autoritetet jugosllave të dorëzonin ish presidentin Sllobodan Millosheviç, i cili tani po gjykohet i akuzuar për krime lufte në Bosnje dhe në Kosovë. Gjykata ka kërkuar ndihmë për dorëzimin e personave të tjerë të akuzuar për krime lufte, por deri tani Jugosllavia ka refuzuar.

XS
SM
MD
LG