Lidhje

Politikanët francez kritikojnë policinë - 2002-03-29


Politikanë të revoltuar francezë po kritikojnë ashpër policinë, pas vetvrasjes që kreu dje një person i akuzuar për vrasje masive, duke u hedhur nga dritarja e stacionit të policisë. Personi i quajtur Richard Durn u hodh nga dritarja kur policia po e merrte në pyetje lidhur me incidentin që ndodhi të mërkurën në mëngjes në një periferi të Parisit ku ai vrau tetë anëtarë të bashkisë së qytetit Nanterre dhe plagosi 19 të tjerë.

Presidenti Jacques Chirac dhe Kryeministri Lionel Jospin thanë se ky rast tregon se sistemi i ruajtjes së rendit, nuk funksionoi siç duhet. Zoti Chirac tha se Zoti Durn kishte arritur të shtinte në dorë një armë gjysmë-automatike, megjithëse kishte shenja paralajmëruese të sëmundjes mendore. Ministri i brendshëm dhe ai i drejtësisë hapën një hetim për të sqaruar nëse ishte apo jo policia që e lejoi zotin Durn të vriste veten.

XS
SM
MD
LG