Lidhje

Karzai: koalicioni të qendrojë - 2002-03-30


Kryeministri i përkohshëm i Afganistanit, Hamid Karzai, i ftoi forcat ushtarake të koalicionit të qendrojnë për aq kohë sa nevojitet për të eliminuar kërcënimin që paraqesin grupet e rezistencës së Al-Qaidës dhe ato talebane.

Gjatë një vizite dy-orëshe në bazën ajrore të Bagramit, zoti Karzai lavdëroi forcën ndërkombëtare se ka ndihmuar vendin e tij të shkatërruar nga lufta që të çlirojë veten dhe premtoi se nuk do të ketë ndërprerje në ndjekje të atyre që përbëjnë ende një kërcënim për Afganistanin.

Ndërkohë, gazeta Washington Post citon zyrtarë amerikanë të cilët thonë se që nga fillimi i luftës së drejtuar nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan janë vrarë 11 anëtarë të rangut të lartë të al-Qaidës dhe talebanë dhe 7 të tjerë janë kapur.

Artikulli shkruan gjithashtu se fati i 36 personave më të kërkuar nga Pentagoni nuk dihet ende. Zyrtarët ushtarakë amerikanë nuk kanë pranuar të pohojnë apo mohojnë faktet e përmendur në artikull.

XS
SM
MD
LG