Lidhje

Bush: thirrje Arafatit - 2002-03-30


Presidenti Bush thotë se i takon udhëheqësit palestinez Yasser Arafat ta bëjë të qartë se qeveria e tij nuk mbështet terrorizmin.

Duke folur nga ferma e tij në Teksas, presidenti Bush tha dje se zoti Arafat duhet të bëjë më shumë për të ndalur valën e kohëve të fundit të sulmeve vetëvrasëse, përfshirë shpërthimin e fundit në Tel Aviv.

Presidenti amerikan theksoi se zoti Arafat duhet të deklarojë publikisht në gjuhën arabe se sulmet e dhunëshme kundër objekteve izraelite duhet të ndërpriten.

Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, zhvilloi dje biseda telefonike me zotin Arafat dhe me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon. Hollësitë e këtyre bisedave ende nuk janë bërë të njohura.

Në komentet e tij, presidenti Bush shtoi se është e nevojshme që edhe udhëheqësit rajonalë duhet të bëjnë më shumë, duke përmendur me emër Iranin dhe Sirinë si vende që duhet të ndërmarrin hapa për të ndalur terrorizmin.

Presidenti Bush shprehu keqardhje për popullin palestinez, por në të njëjtën kohë tha se e kupton edhe nevojën e Izraelit për t’u vetmbrojtur nga shpërthimet vetvrasëse. Ai theksoi se i dërguari amerikan, Anthony Zinni, do të qendrojë në rajon për të vazhduar përpjekjet e paqes.

Në vende të Lindjes së Mesme dhe të Evropës, mijëra përkrahës të zemëruar të palestinezëve protestuan dje kundër veprimeve.

XS
SM
MD
LG