Lidhje

Komandant i al-Kaidës i arrestuar në Pakistan? - 2002-03-31


Hetues amerikanë dhe pakistanezë po përpiqen të përcaktojnë nëse një nga të dyshuarit për lidhje me al-Kaidën, të arrestuar gjatë një sërë operacionesh në Pakistan, është anëtar i lartë i organizatës terroriste.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme pakistaneze citohet të ketë thënë se autoritetet po përpiqen të përcaktojnë identitetin e një të ndaluari arab, i cili mund të jetë Abu Zubaydah, një nga komandantët e forcave të grupit terrorist. Ai është mes 60 personave, përfshirë 25 arabë dhe 4 afganë, që njoftohet se u arrestuan ditën e enjte në qytetet Faisalabad dhe Lahore të Pakistanit lindor.

Autoritetet amerikane kanë shprehur shqetësim se anëtarë të fshehur të al-Kaidës mund të jenë duke u përpjekur të riorganizohen në Pakistan pas shkatërrimit të bazave të tyre në Afganistan.

Sipas njoftimeve të djeshme të shtypit amerikan, agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve kishin marrë pjesë në operacionet, por zyrtarë ushtarakë amerikanë kanë dhënë njoftime kundërthënëse përsa u përket përmasave të ndihmës amerikane në këtë fushatë.

XS
SM
MD
LG